Policia e Korçës ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalimin e paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, dhe për këtë u shpall në kërkim shtetasi Sidrit Baçe dhe po procedohet penalisht Mariglen Cangtari.
Dy personat e mësipërm po transportonin 17 emigrantë të paligjshëm të cilëve, kundrejt shpërblimit 250 euro për person, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Njoftimi i policisë:
Qarku Korçë Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, në kuadër të operacionit “Perimetri”.
U konstatuan duke transportuar 17 emigrantë të paligjshëm, shpallet në kërkim 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë shpallja në kërkim e shtetasit S. B., 35 vjeç dhe u procedua penalisht shtetasi M .C., 33 vjeç, banues në Korçë.
Shërbimet e Policisë kanë konstatuar pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”, në Pogradec, mjetin tip furgon “Benz”, me të cilin dyshohet se drejtuesi, shtetasi S. B. (i cili ka braktisur mjetin) dhe shtetasi M. C. po transportonin 17 emigrantë të paligjshëm, të cilëve shpërblimit 250 euro për person, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme. Pogradec, u shpall në kërkim Sidrit Baçe dhe u procedua në gjendje të lirë Mariglen Cangtari, pasi braktisën mjetin me 17 emigrantë të paligjshëm.