Ndihmonte trafikantët e drogës, GJKKO rrëzon kërkësën e policit për masë më të butë sigurie

Gjykata e Apetit të Posaçëm Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka rrëzuar kërkesën për  masë më të butë sigure për efektivin e policisë Elefterios Sullaj, duke e lënë atë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve.

Efektivi Sullaj, u arrestua rreth një muaj më parë së bashku me dy bashkëpunëtoret e tij, Mikel Zhegun dhe Eris Tafën. Sipas SPAK,  Sullaj ndihmonte dy personat e lartëpërmendur që të  shmangnin kontrollet e kolegëve të tij, për të shpërndarë drogë në Tiranë.

Efektivi është kapur në shumë komunikime telfonike teksa fliste për kokainë, e çmimin e saj me mikun e tij Mikel Zhegu. Këta persona shpërndanin kokainë, kryesisht në zonën e ish-Bllokut dhe zonën e Komunës së Parisit. Arrestimi i tyre erdhi pas disa muajsh hetime të SPAK, hetime të cilat janë kryer me metoda proaktive.

Shtuar 19.07.2021 14:50