Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, deklaroi gjatë fjalës së tij se kërkesat e opozitës për interpelanca nuk janë miratuar.
Ai ngriti edhe akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin u shpreh se është i kapur nga krimi.
Të lidhura
None found
“Prej një viti në parlament nuk është pranuar asnjë kërkesë për interpelancë nga deputetët e opozitës. Nuk e di nëse Edi Rama jua ka thënë ndonjëherë atë që u tha shqiptarëve në një prej mediave më të rëndësishme botërore. Ua tha shqiptarëve para gjithë botës, duke e turpëruar Shqipërinë në mediat ndërkombëtare. Edhe ato e shohin Edi Ramën në rolin e një mafiozi. Sot po jua thotë edhe juve përballë, po ia thotë Kuvendit të Shqipërisë përmes veprimeve të tij. Çfarë kuptimi ka refuzimi për të zbatuar një detyrim Kushtetues. Ju, zoti kryetar, sot nuk keni dështuar vetëm në rolin tuaj. Sot nuk po mbroni Kushtetutën, por po mbroni kryeministrin nga llogaridhënia. Sado manipulator që është, Rama e di se nuk mund të dalë publikisht e të flasë për krimet e tij shtetërore. Rama e ka menduar dorëheqjen, por nuk mund ta japë, sepse nuk është njeri i lirë. Ka ende borxhe për të shlyer”, tha ai.
