“Më mbajti gjallë djali”, dëshmia e nënës që doli me foshnjën 18-ditëshe nga rrënojat e tërmetit në Venezuelë: I prekja hundën për të parë nëse merrte frymë

Dayana Patino, e cila u shpëtua e gjallë nga rrënojat e banesës së saj bashkë me foshnjën 18-ditëshe, ka rrëfyer çastet e tmerrshme që përjetoi pas tërmetit shkatërrues në Venezuelë. Sipas saj, ishte djali i saj, Juan David, që i dha forcë të vazhdonte të luftonte për jetën.

Të lidhura

None found

“Sa kohë ai ishte gjallë, edhe unë do të jetoja. Herë pas here i prekja hundën për t’u siguruar se ende merrte frymë”, tha ajo për BBC.

Pamjet nga operacioni i shpëtimit kanë bërë xhiron e botës, ndërsa foshnja Juan David është kthyer në një simbol shprese në Venezuelë, vend që u godit nga dy tërmete të fuqishme të mërkurën. Numri i viktimave ka shkuar të paktën në 1.450, ndërsa dhjetëra mijëra persona të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Presidenti i përkohshëm i vendit e ka përshkruar këtë tragjedi si “katastrofën natyrore më brutale në historinë e Venezuelës”. Ndërkohë, ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë operacionet, edhe pse me kalimin e çdo ore po pakësohen shpresat për të gjetur të mbijetuar të tjerë.

Në momentin kur ra tërmeti, Dayana ndodhej në apartamentin e saj në katin e tetë, në zonën bregdetare të La Guaira, duke larë enët. Ajo vrapoi menjëherë drejt foshnjës, duke menduar fillimisht se bëhej fjalë vetëm për një lëkundje të lehtë.

“Ndieja sikur po fluturoja. Më pas sikur po fundosesha në ujë dhe baltë. Përfundova në një gropë mes rrënojave. Nuk e di si nuk më ra nga duart foshnja, ndërsa përplasesha mbi mobilje”, kujton ajo.

E mbërthyer nën beton, me këmbën e majtë të bllokuar dhe pa mundësi për të lëvizur, Dayana vendosi të ruante energjitë.

“E kuptova se askush nuk mund të më dëgjonte. Vendosa të bërtisja vetëm kur të dëgjoja zëra ose hapa pranë meje”, tregoi ajo.

Në errësirë, ajo gjeti një Bibël poshtë vetes, diçka që i dha kurajë të mos dorëzohej.

“Aty nisi rrugëtimi im për të mbijetuar”, u shpreh ajo.

Shpresa e saj mori formë kur dëgjoi të vëllanë duke i thirrur emrin.

“I thashë vetes se ishte shansi im i vetëm. Bërtita me gjithë fuqinë: ‘Jam këtu!’. Ai më tha: ‘Të gjeta dhe të premtoj se nuk do të largohem derisa të të nxjerr prej këtej’.”

Ky premtim u mbajt. Të enjten në mbrëmje, pas një operacioni të vështirë shpëtimi, Dayana dhe foshnja u nxorën të gjallë nga rrënojat.

Si pasojë e tërmetit, Dayana mori dëmtime në të dyja këmbët, ndërsa Juan David shpëtoi me plagë të lehta.

Bashkëshorti i saj, Gerson, kishte mbërritur pranë banesës vetëm pak çaste para goditjes së tërmetit dhe arriti të shpëtonte duke kapërcyer një gardh. Kur pa ndërtesën e shembur, ai mendoi se kishte humbur gruan dhe djalin.

“Ishte një mrekulli. Mendova se kishin vdekur. Kur pashë djalin tim, u ndjeva sikur linda përsëri. Nuk mund ta besoja. Ishte sikur jeta m’u kthye sërish”, deklaroi ai.

Sot, familja ka mbetur pa shtëpi dhe ka humbur pothuajse të gjitha sendet personale, ndërsa qeni i tyre vijon të jetë i zhdukur. Megjithatë, ata thonë se janë të vendosur ta nisin gjithçka nga e para.

“Humbëm pothuajse gjithçka, por jemi gjallë. Do ta rindërtojmë gjithçka që kemi humbur”, premtoi Gerson.


Shtuar 29.06.2026 12:15

casibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetkavbetGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomgrandpashabetcasibombetpascasibomjojobet girişKickmatbetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişimajbet