Rreth orës 23:15 të datës 26.06.2026, në kryqëzimin e rrugëve „Iliria“ dhe „Jane Sandanski“ në Tetovë, efektivët e policisë kanë konstatuar praninë e një grupi më të madh të miturish, të cilët kanë tentuar të përfshihen në një përleshje fizike me një grup tjetër.
Të lidhura
None found
Pas reagimit të zyrtarëve policorë, të miturit janë shpërndarë, ndërsa dy prej tyre janë ndaluar.
Në të njëjtën kohë, R.O. (43) nga Tetova ka raportuar se grupi i të miturve i ka dëmtuar me sende të forta automjetin e tij të udhëtarëve „Audi“ me targa të Tetovës.
Autoritetet po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit.

