Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Poblenou të Barcelonës u mori jetën dy personave, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.
Sipas të dhënave të Policisë Katalanase (Mossos), gjithçka nisi kur drejtuesi i një makine u raportua nga një parking për mënyrën e rrezikshme të drejtimit, çka bëri që menaxherët e tij të lajmëronin autoritetet.
Të lidhura
None found
Më pas, shoferi tentoi t’u shpëtonte forcave të policisë dhe të largohej me automjet. Pak çaste më vonë, ai u përplas me një makinë që kishte ndaluar në semafor, përplasje nga e cila të dy shoferët humbën jetën në vend.
Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit, të cilët nxorën personin e plagosur dhe ai u transportua me ambulancë drejt spitalit.
Autoritetet janë në pritje të rezultateve të autopsisë për të sqaruar nëse shoferi kishte përdorur ndonjë substancë dhe për këtë arsye po drejtonte në atë mënyrë, apo nëse vuante nga ndonjë sëmundje.
