Një shtetas polak është bllokuar këtë të diel në zonën e Gjirit të Gjipesë, duke bërë që shërbimet e emergjencës të ndërhyjnë menjëherë pas sinjalizimit për rastin.
Në vendngjarje janë dërguar forcat e Stacionit të Policisë Dhërmi, shërbimi zjarrfikës dhe ekipi mjekësor i urgjencës, me qëllim ofrimin e ndihmës për turistin.
Të lidhura
None found
Aktualisht, operacioni për shpëtimin e tij është ende në zhvillim, ndërsa autoritetet po punojnë për ta nxjerrë nga terreni i vështirë dhe për ta transportuar në një zonë të sigurt.
Ky shënon rastin e dytë në vetëm 48 orë në Gjirin e Gjipesë, ku turistë të ndryshëm kanë kërkuar ndërhyrjen e ekipeve të emergjencës për shkak të relievit të thyer dhe vështirësive për të lëvizur.
