Një aksident rrugor u regjistrua mëngjesin e kësaj të premteje në Sarandë, në kryqëzimin e rrugëve “Onhezmi” dhe “Skënderbeu”, ku një automjet doli nga rruga dhe u përplas me barrierën mbrojtëse.
Të dhënat paraprake tregojnë se në drejtimin e një mjeti tip “Mercedes-Benz” ndodhej një shtetas francez, i cili humbi kontrollin e automjetit, duke sjellë dëme të konsiderueshme materiale.
Të lidhura
None found
Pavarësisht përplasjes, nuk u raportuan persona të lënduar dhe drejtuesi i mjetit shpëtoi pa pësuar dëmtime.
Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore të Sarandës, të cilat i nënshtruan shoferit testit të alkoolit. Rezultati doli 0.00 mg/l, çka konfirmoi se ai nuk kishte konsumuar alkool.
Policia vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e humbjes së kontrollit të automjetit.
