Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës gjatë operacionit antidrogë të koduar “Implikimi”, pasi u kap me sasi të mëdha kokaine dhe kanabisi, që dyshohet se i posedonte për t’i shitur.
Sipas të dhënave zyrtare, në afërsi të një njësie pushimi në fshatin Bërzhitë u ndalua shtetasi Erald Tafani. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi 833 gramë kokainë, 576 gramë cannabis sativa, 930 euro që dyshohet se ishin siguruar nga aktiviteti kriminal, si edhe automjetin e tij.
Të lidhura
None found
Hetimet paraprake kanë ngritur dyshime se 35-vjeçari i kishte siguruar këto lëndë narkotike për t’i shpërndarë kryesisht në zonën e Bërzhitës dhe në Qytetin Studenti.
Aksioni u krye nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të operacioneve të Policisë së Tiranës për goditjen e veprimtarive kriminale që lidhen me furnizimin dhe tregtimin e drogës në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Në njoftimin e saj, policia bën me dije se operacioni antidrogë “Implikimi” çoi në arrestimin e shtetasit E. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në Bërzhitë me këto sasi lëndësh narkotike me vete, me qëllim shitjen.
Sipas policisë, 833 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 576 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 930 euro të dyshuara të përfituara nga shitja e drogës u sekuestruan si prova materiale, së bashku me automjetin e të arrestuarit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal.
