Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar me një sqarim pas deklaratës së tij lidhur me çështjen e presidentit, duke theksuar se emri i vetëm i propozuar nga LDK-ja për presidente mbetet Vjosa Osmani.
Ai ka bërë të ditur gjithashtu se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është adresa e vetme për zhvillimin e proceseve politike në periudhën e afërt.
Të lidhura
None found
Postimi i plotë:
Sqarim për interesimin e publikut
Asgjë s’ka ndryshu. Nominimi për presidente i Vjosa Osmanit mbetet i vetmi emër nga radhët e LDK-së. Në kuadër të debatit paszgjedhor, në emër të LDK-së kam paraqitur parimet gjithëpërfshirëse dhe modalitetet për bashkëpunim të mundshëm, për krijimin e stabilitetit politik dhe institucional.
Kryetari Lumir Abdixhiku mbetet adresa e vetme për zhvillimin e proceseve politike në të ardhmen e afërt.
Kërkesat politike, ndërkaq, çfarëdo natyre qofshin, do të trajtohen brenda strukturave legale të LDK-së.
Demokracia është barazvlefshme me lirinë dhe pavarësinë e Republikës.
Kauza “një parti, një shtet” është kauzë e humbur.
Askush mbi Republikën!
