Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për televizionin e njohur francez “France24” lidhur me protestën kundër projektit në Zvërnec. Rama ka theksuar se protestat kundër investimit 4 miliardë dollarë në Zvërnec po ushqehen edhe nga faktorë të jashtëm.
Ai përmend Iranin dhe konkurrentë në rajon si pjesë të ndërhyrjeve që sipas tij, synojnë të pengojnë zhvillimin e projektit. Kryeministri ka deklaruar më tej se protestat po zhvillohen në Tiranë, ndërsa në Vlorë, ku projekti pritet të ndërtohet, qytetarët e mbështesin.
Të lidhura
None found
“Pikërisht kjo po ndodh. Ka shumë ndërhyrje, qoftë nga Irani, me të cilin jemi në një luftë kibernetike prej tre vitesh, qoftë nga konkurrentë në rajon që nuk e duan këtë zhvillim në Shqipëri. Ka edhe shqetësimet e një pjese të popullsisë që dëshiron gjëra të tjera. Por ne jemi zgjedhur për të bërë atë që kemi premtuar dhe mes premtimeve është edhe ky projekt. Është shumë interesante, sepse në Tiranë ka protesta, ndërsa në Vlorë, ku projekti duhet të realizohet, njerëzit e duan projektin”, deklaroi Rama.
