Ambasada amerikane hedh poshtë deklaratat e protestuesit: Akuzat për kërcënime në emrin tonë janë krejtësisht të rreme

Ambasada e SHBA-së ka mohuar kategorikisht deklaratat e bëra publikisht nga një i ri gjatë protestës para Kryeministrisë, sipas të cilave ai kishte marrë kërcënime në emër të këtij institucioni, duke i cilësuar ato si plotësisht të pavërteta.

Qëndrimi i Ambasadës u dha përmes një zyrtari të saj, pasi protestuesi jo vetëm ngriti pretendimin se kishte marrë telefonata dhe mesazhe kërcënuese në emër të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, por iu drejtua edhe publikisht këtij institucioni me fjalët: “kështu e trajtoni ju rininë shqiptare? Turp”.

Të lidhura

None found

Kjo thirrje publike e tij ndaj Ambasadës së SHBA-së linte të kuptohej edhe më shumë pretendimi se burimi i kërcënimeve të mundshme ishte selia e përfaqësisë amerikane në Tiranë.

Gjatë fjalës së mbajtur në tubim, protestuesi u shpreh: “Para disa orësh kam marrë disa mesazhe dhe telefonata kërcënuese anonime. Besoj se edhe shumë të tjerë, nuk jam i vetmi që kam marrë. Mesazhe kërcënuese për protestën time paqësore për këtë popull. Por unë sot nuk vij me mesazhe private. I bëj një mesazh publik. Ne këtu do të qëndrojmë, këtu do të protestojmë, derisa kërkesat tona të plotësohen. Dhe diçka të fundit, mesazhet pretendonin se ishin nga Ambasada Amerikane. T’ju bëj një pyetje Ambasadës Amerikane, kështu e trajtoni ju rininë shqiptare? Me kërcënime? Me intimidime?”

Këto deklarata sollën më pas edhe reagimin e vetë Ambasadës së SHBA-së.


Shtuar 23.06.2026 22:38

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerbetsmovemeritkinggrandpashabetbetsmovebetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetpadişahbetgrandpashabetTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomJojobetjojobetgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş