Kryeministri Edi Rama ka bërë këtë të martë një tjetër reagim në rrjetet sociale, këtë herë në lidhje me pesë kërkesat kryesore të qytetarëve që protestojnë prej 22 ditësh.
Kërkesat u lexuan nga ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, i cili deklaroi se ishte i autorizuar nga grupi koordinues i protestës për të folur në emër të organizatorëve dhe protestuesve.
Të lidhura
None found
Në postimin e tij, Rama e quan Goxhajn “manipulator gjysëm taleban e gjysëm mitoman”, ndërsa thekson se ai nuk do të hidhte asnjë pikë balte mbi flamurin e UÇK-së. Po ashtu, ai publikoi edhe një dokument të vitit 1999, ku sipas tij Goxhaj kishte deklaruar: “S’më ka marrë koka erë si im atë që të luftoj në Kosovë.”
“Po mos bre mos ja kajni nanën krejt, çfarë komandant i leshit more”… Kështu, sipas Ramës, ishin shprehur fjalët e një burri me disa të vrarë në familje, i cili i kishte dërguar dokumentin bashkëngjitur sot në sabah.
Më tej, Rama shkruan: “Ej, trima, jo për një manipulator gjysëm taleban e gjysëm mitoman, po për krejt botën sikur të ma falin, nuk e hedh një pikë balte unë mbi flamurin e UÇK-së”.
