Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka caktuar masën e sigurisë “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, dhe “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, Dashamir Demiri dhe Kostandin Hido, në Gjirokastër, me arsim të lartë, me profesion mjek obstetër-gjinekolog pranë maternitetit ”Dhimitër Çuçi”, Gjirokastër dhe mjek anestezist-reanimator pranë sipas rajonal “Omer Nishani”,Gjirokastër, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”.
Ata janë arrestuar pas vdekjes së nënës 20-vjeçare pak pas lindjes së djalit. Ngjarja ka ndodhur më 13 nëntor 2020. Lindja kishte qenë me operacion dhe sipas familjarëve e reja ishte ndjekur nga doktor Dashamir Demiri.
Ka qenë familja e vajzës që ka kërkuar drejtësi për vdekjen e 20-vjeçares./albeu.com