Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar edhe një herë ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe kabinetit të tij, duke i akuzuar se me qëndrimet dhe veprimet e ndërmarra në vitet e fundit kanë cenuar interesat e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Pozhari ka rikthyer në vëmendje nismën “Ballkani i Hapur”, deklaratat e Ramës në favor të Serbisë, si edhe anulimin e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, të cilat ai i ka cilësuar si hapa që kanë dëmtuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Të lidhura
None found
Ai ka përfshirë në kritikat e tij edhe projektin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke shprehur akuza të forta ndaj qasjes së kreut të qeverisë shqiptare, përcjell “Bota sot”.
Linku i shkrimit të plotë:
… Gjatë pesë viteve të fundit, besoj se mbani mend se Kosova dhe qeveria e saj kanë qenë nën sulm të përhershëm nga Edi Rama. Kujtoni Ballkanin e hapur, projektin që e kthen hapësirën shqiptare në një koloni ekonomike të Serbisë.
Besoj i mbani mend deklaratat e Ramës drejtuar Evropës për të mirëkuptuar Serbinë dhe për të mos i vendosur sanksione. Dhe si për ironi të fatit ishte Rama i pari që i vendosi sanksione Kosovës duke anuluar mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.
Besoj e mbani mend si shpalli një projekt për themelimin e Zajednicës, projekt tashmë i harruar dhe nuk dihet kush fshiu së fundi b…me atë…
Linku i shkrimit të plotë:
https://5pyetjet.al/…/ilir-babaramo-shqiptare-te…/
