Tottenham ka nisur punën për të siguruar transferimin e sulmuesit të Liverpoolit, Cody Gakpo, pasi trajneri Roberto De Zerbi e sheh holandezin si një nga përforcimet kryesore për verën.
Gazetari Nicolo Schira raporton se klubi nga Londra është i përgatitur t’i bëjë Liverpoolit një ofertë të konsiderueshme. Ndërkohë, futbollistit i është propozuar një marrëveshje deri në vitin 2031, si edhe një rol i rëndësishëm në projektin e ri të teknikut italian.
Të lidhura
None found
Që nga janari i vitit 2023, Gakpo është pjesë e Liverpoolit, pasi u transferua nga PSV Eindhoven për afro 42 milionë euro. Marrëveshja e tij ekzistuese me klubin nga Anfield përfundon në qershor të vitit 2030, ndërsa vlera e tij në treg llogaritet rreth 60 milionë euro.
Në sezonin e fundit, 27-vjeçari realizoi nëntë gola dhe kontribuoi me gjashtë asistime në 52 ndeshje me fanellën e Liverpoolit.
Për momentin, Gakpo është i angazhuar me Përfaqësuesen e Holandës në Kupën e Botës 2026, ku e ka nisur turneun në mënyrë të shkëlqyer, me dy gola dhe një asistim në dy takime.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse Liverpooli do të pranojë të shqyrtojë ofertat për sulmuesin holandez, i cili po zgjon interes të fortë nga Tottenhami i Roberto De Zerbit.
