Një grua 55-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në fshatin Sheqeras të bashkisë Maliq. Sipas policisë, shtetasja Lavdie Daci, dyshohet se kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë brenda shtëpisë së saj.
Trupi i pajetë është konstatuar nga vajza e saj, e cila ka njoftuar menjëherë shërbimet policore.
Të lidhura
None found
Mësohet se 55-vjeçarja jetonte me djalin e saj, i cili një javë më parë kishte shkuar në Greqi për punë sezonale, ndërsa fëmijët e tjerë jetojnë në Tiranë dhe në Greqi.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar për shkaqet e vdekjes.
