Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit e cila ka nisur në ora 14:00 vazhdon edhe në orën e 7-të, ndërsa situata është tensionuar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë.
Pas riorganizimit në rrugën e Durrësit, studentët u kanë vënë flakën kartonëve dhe disa reklamave të vendosura përgjatë rrugës ndërsa është djegur plotësisht zyra e iute Credit.
Të lidhura
None found
Gjatë protestës, studentët shembën edhe kangjellat e trotuarit dhe arritën të hapnin një prej dyerve metalike të Ministrisë.
Në përgjigje të veprimeve të protestuesve, Policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, në përpjekje për të shpërndarë turmën.
Në anën tjetër, forcat e Policisë kanë krijuar një kordon përballë protestuesve, ndërsa në zonë ndodhet edhe një autobot me ujë.
Shikoni disa foto nga protesta:











