Qiramarrësi nga Maqedonia e Veriut pranoi se vrau 45-vjeçaren greke, tha se u konfliktuan për gjendjen e apartamentit

Vrasja e një gruaje 45-vjeçare në afërsi të Hanjas, në ishullin grek të Kretës, është pranuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili konsiderohet si i dyshuari kryesor. Viktima ishte pronarja e banesës ku ai banonte me qira.

Gruaja, 45-vjeçarja S.L. nga fshati Agia pranë Hanjas, ishte raportuar e zhdukur më 30 maj, ndërsa trupi i saj u gjet mëngjesin e sotëm.

Të lidhura

None found

Qiramarrësi i saj rezultonte të ishte personi i fundit që e kishte parë përpara se asaj t’i humbnin gjurmët tri javë më parë. Për këtë arsye, ai u vu që në fillim në qendër të hetimeve dhe u thirr për të dëshmuar, por kishte mohuar çdo përfshirje në zhdukjen e saj.

Të premten, shtetasi maqedonas u arrestua për posedim dhe kultivim droge. Më pas, gjatë marrjes në pyetje në stacionin policor për rastin e gruas së zhdukur, ai gjatë natës ka pranuar se e kishte vrarë dhe u ka treguar efektivëve vendin ku kishte varrosur trupin, i cili më vonë u zbulua.

Sa i përket motivit të krimit, dyshohet se ai ka deklaruar se kishte pasur zënka me pronaren për shkak të gjendjes së banesës.

Sipas informacioneve zyrtare nga Athina, i arrestuari është 43-vjeçari M.L., me pasaportë maqedonase. Ai jeton dhe punon prej vitesh në Kretë dhe nuk rezulton me precedentë penalë.

Prej disa vitesh ai banonte në apartamentin e viktimës. Në deklarimet e tij të para para policisë, menjëherë pasi gruaja u zhduk, ai kishte pretenduar se më 30 maj pronarja kishte shkuar për të marrë pagesën e qirasë dhe më pas ishte larguar.

Duke qenë se ishte i fundit që e kishte takuar gruan, policia e vendosi nën hetim dhe zhvilloi kontrolle si në banesë, ashtu edhe në tre automjetet e tij.

Ndonëse sipas hetuesve ato ishin pastruar me kujdes, në banesë dhe në njërin nga automjetet u zbuluan gjurmë gjaku.

Gjatë javës së kaluar, kjo çështje ishte kthyer në një nga temat më të diskutuara në Greqi. I dyshuari, edhe pse ishte mes personave kryesorë nën hetim, jo vetëm që vazhdonte të mohonte çdo rol para policisë, por fliste edhe për mediat, duke paraqitur versionin e tij dhe duke drejtuar dyshimet te persona të tjerë.


Shtuar 21.06.2026 13:00

grandpashabetcasibommatbetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerpadişahbetpadişahbetholiganbetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetgalabetcasibomGrandpashabetGrandpashabetBets10grandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobet girişbetkomMeritking Girişaajojobet girişdeneme bonusuMadridbetPusulabetPusulabetMadridbetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Giriş