Pas përplasjes së protestuesve me policinë pranë Ministrisë së Arsimit, tubimi është zhvendosur në ambientet përpara Bashkisë së Tiranës.
Studentë kanë hyrë në ambientet e Bashkisë së Tiranës, ndërsa forca të policisë kanë ndërhyrë për të bërë të mundur shpërndarjen e tyre.
Të lidhura
None found
Protestuesit zhvendosën revoltën e tyre te Bashkia e Tiranës, pas tensioneve të zhvilluara te Ministria e Arsimit.
Protestuesit kanë qëlluar me gurë drejt Bashkisë së Tiranës, ndërsa janë thyer edhe xhama të godinës dhe gjithashtu kanë shpërthyer edhe derën.
Shqetësim mbetet përdorimi i dhunës nga efektivët ndaj studentëve gjatë shoqërimeve.
<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/ivDXUrx7Wyc?si=T8B89H8XbKZEMVbl” title=”YouTube video player” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>







