Kocaelispor futet në garë për Milot Rashicën, largimi nga Besiktasi duket afër

Milot Rashica po i afrohet ndarjes me Besiktasin, ndërsa sulmuesi i Kosovës pritet të largohet nga klubi i madh turk gjatë afatit kalimtar të verës.

Edhe pse e ardhmja e tij te Besiktasi duket drejt fundit, 29-vjeçari mund të mbetet sërish në futbollin turk. Sipas mediave lokale, Kocaelispor ka shfaqur interes të qartë për reprezentuesin kosovar dhe ka nisur hapat e parë për t’u informuar mbi kushtet e një transferimi të mundshëm.

Të lidhura

None found

Sipas mediumit turk Çagdas, drejtuesit e Kocaelisporit kanë zhvilluar ditët e fundit një takim me menaxherin e Rashicës, ku janë diskutuar mundësitë dhe detajet e kalimit të tij.

Raportohet se Besiktasi kërkon afro 2 milionë euro për kartonin e lojtarit, por takimi i parë mes palëve nuk ka sjellë ende një marrëveshje konkrete.

Interesi për Rashicën, megjithatë, nuk vjen vetëm nga Turqia. Mediat turke bëjnë të ditur se menaxheri i tij është në bisedime edhe me disa skuadra të Bundesligës gjermane, çka mban të hapura disa alternativa për hapin e ardhshëm në karrierën e futbollistit.

Rashica nuk llogaritet në planet e Besiktasit për sezonin e ri, ndaj largimi i tij shihet si thuajse i pashmangshëm.

Kjo rrethanë ka shtuar aludimet për klubin e ardhshëm të kosovarit, i cili ka një eksperiencë të konsiderueshme në futbollin gjerman nga periudhat te Vitesse, Werder Bremen dhe Norwich City.

Tani mbetet për t’u parë nëse Kocaelispor do të arrijë të bindë si Besiktasin, ashtu edhe vetë lojtarin, apo nëse Rashica do të zgjedhë rikthimin në Bundesligë për të nisur një kapitull të ri në karrierën e tij.


grandpashabetgrandpashabetjojobetmatbetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetcasibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetGrandpashabet