Prokuroria në Prishtinë ngre aktakuzë ndaj ish-drejtuesit të KRM “Pastrimi” dhe një koordinatori për keqpërdorim të detyrës dhe ndikim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave me inicialet B.K. dhe N.Rr., të cilët dyshohen për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, B.K., në kohën kur ushtronte detyrën e Kryeshefit Ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”, dyshohet se gjatë viteve 2020 dhe 2021 ka tejkaluar autorizimet e tij, duke mos i zbatuar procedurat ligjore të punësimit.

Të lidhura

None found

Në aktakuzë thuhet se ai ka nënshkruar 89 kontrata pune, prej të cilave 37 kanë qenë me afat të caktuar, pa hapur konkurs publik dhe në kundërshtim me Ligjin e Punës. Po ashtu, sipas aktakuzës, të angazhuarit janë vendosur në pozita të rregullta pune, ndërsa janë realizuar edhe avancime pa u ndjekur procedurat e parapara me ligj.

Prokuroria vlerëson se si pasojë e këtyre veprimeve, ndërmarrjes i është shkaktuar dëm në shumën 114,535.06 euro, transmeton Klankosova.tv.

Nga ana tjetër, N.Rr., në cilësinë e koordinatorit në KRM “Pastrimi”, dyshohet se gjatë marsit 2021 ka kërkuar dhe ka marrë 1,500 euro nga disa persona, duke u premtuar atyre se do të ndikonte te kryeshefi ekzekutiv për t’i punësuar në kompani.

Sipas Prokurorisë, ai ka vepruar me synimin për të siguruar përfitim të kundërligjshëm pasuror përmes ndikimit në vendimmarrje.

Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të dy të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.


Shtuar 19.06.2026 16:13

grandpashabetcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetkralbetgrandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetzirvebetGrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibompadişahbetjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabet