Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka përgëzuar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për medaljen e artë të fituar në garën prestigjioze “Cambrian Patrol 2026”, e zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar.
Të lidhura
None found
Sipas Maqedoncit, suksesi mes 120 ekipeve pjesëmarrëse dëshmon nivelin e lartë të përgatitjes, disiplinën dhe profesionalizmin e pjesëtarëve të FSK-së.
Arritja u shënua edhe në Ambasadën e Kosovës në Londër. Në ceremoninë ushtarake, të organizuar nën mikpritjen e ambasadorit Ilir Kapiti, pjesëtarët e FSK-së ngritën flamurin e Republikës së Kosovës mbi godinën e ambasadës.
“Kjo arritje dëshmon qartë profesionalizmin dhe përkushtimin e pjesëtarëve tanë, si dhe zhvillimin e vazhdueshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.






