Pa arritjen e një armëpushimi të plotë në Liban, Irani nuk do t’i rikthehet bisedimeve me Shtetet e Bashkuara, ka bërë të ditur një zyrtar i Hezbollahut.
Në një deklaratë për Reuters, Hassan Fadlallah tha se Teherani i ka njoftuar drejtuesit e grupit se negociatat me Uashingtonin nuk do të vazhdojnë nëse nuk zbatohet një marrëveshje për ndërprerjen e luftimeve.
Të lidhura
None found
Ai theksoi se përgjegjësia bie mbi Shtetet e Bashkuara për të garantuar që Izraeli të ndalë sulmet dhe t’u përmbahet kushteve të armëpushimit.
Po ashtu, Fadlallah i kërkoi qeverisë së Libanit të mos hyjë në bisedime të drejtpërdrejta me Izraelin për sa kohë që operacionet ushtarake në tokën libaneze janë ende në vijim.
Këto deklarata u bënë pas sulmeve izraelite të ndërmarra gjatë natës dhe në orët e mëngjesit në Liban, ku sipas autoriteteve, humbën jetën disa persona. Nga ana e tij, Izraeli i ka përshkruar këto sulme si reagim ndaj vrasjes së katër ushtarëve izraelitë nga Hezbollahu.
