Dinamo dhe Egnatia përballen në javën e 8-të të “Abissnet Superiore”. Takimi do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” dhe do të nisë në orën 18:30.
Të lidhura
None found
Pas dy disfatave radhazi në kampionat, 0-2 ndaj Teutës dhe 1-0 kundër Vllaznisë, skuadra e Ilir Dajës synon të reagojë. Përballja me Egnatian është një duel i drejtpërdrejtë mes ekipeve që renditen në vendin e dytë dhe të tretë, si dhe një mundësi për kryeqytetasit që t’i rikthehen fitores.
Diferenca me kreun ka arritur në 7 pikë, një hendek i konsiderueshëm për Dinamon në garën për titull, që është edhe synimi i saj këtë sezon. Ndeshja ndaj kampionëve në fuqi do të tregojë nëse “Nëndetësja Blu” mund të ndryshojë kurs, apo do të pësojë një tjetër ndalesë, duke e vështirësuar më tej ndjekjen e Teutës kryesuese.




