Teuta dhe Oliver Jurgens nuk do të vijojnë më së bashku. Klubi durrsak dhe sulmuesi 23-vjeçar kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin, teksa kontrata mes palëve nuk do të rinovohet.
Marrëveshja e estonezit përfundon në këtë qershor, ndërsa Teuta nuk e konsideron pjesë të projektit për sezonin e ardhshëm. Jurgens iu bashkua “Djemve të Detit” në nëntorin e kaluar dhe gjatë 19 ndeshjeve të zhvilluara realizoi vetëm 1 gol, si edhe dha 2 asiste.
Të lidhura
None found
Klubi ka bërë edhe njoftimin zyrtar për këtë ndarje.
KF Teuta njofton zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me sulmuesin Oliver Jurgens. Klubi e falënderon lojtarin për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës së tij me fanellën blu, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij sportive.
