Egnatia sfidon Ballkanin në Bansko, rrogozhinasit e cilësojnë miqësoren “vëllazëri” me klubin nga Kosova

Egnatia po vijon të shfaqet si një nga skuadrat më të angazhuara në merkato, ndërsa paralelisht ka nisur edhe fazën përgatitore në Bullgari. Pikërisht në Bansko, ekipi rrogozhinas do të zbresë nesër në fushë për një takim miqësor.

Përmes një njoftimi zyrtar, klubi ka bërë të ditur se përballja ndaj Ballkanit do të luhet më 20 qershor, me start në orën 17:45 sipas orës në Shqipëri dhe 18:45 sipas asaj në Bullgari.

Të lidhura

None found

Një detaj që bie në sy dhe vlerësohet pozitivisht është mënyra si Egnatia e ka etiketuar këtë përballje, duke e quajtur “vëllazëri” me skuadrën nga Kosova.

Ndryshe ka ndodhur me Vllazninë. Shkodranët do të ndeshen me Malishevën në turin e parë kualifikues të UEFA Conference League, por, në dallim nga rrogozhinasit, klubin nga Kosova e kanë cilësuar si “fqinj”.

NJOFTIMI:

NDESHJE MIQËSORE! FC Ballkani – Egnatia. Faza përgatitore vazhdon me një tjetër test të rëndësishëm për skuadrën tonë. Vëllazëri. Respekt. Futboll.


Shtuar 19.06.2026 09:58

casibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibompadişahbetjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetzirvebetGrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibompadişahbetjojobet girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobet