Lionel Messi e hapi në mënyrën ideale Kupën e Botës 2026, pasi shënoi tripletë në triumfin ndaj Algjerisë.
Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja nuk mbeti vetëm te paraqitja e tij, por edhe te një moment prekës i kapitenit të Argjentinës, i cili u pa në lot menjëherë pasi realizoi golin e parë në minutën e 17-të.
Të lidhura
None found
Në fillim, ky reagim u konsiderua si pasojë e ngarkesës emocionale për peshën e atij çasti dhe nisjen e një tjetër rrugëtimi botëror me fanellën e Argjentinës. Megjithatë, raportimet e fundit tregojnë se pas këtij gjesti fshihet një arsye më personale.
Sipas gazetarit Eduardo Feinmann, emocionet e Messit lidhen me shqetësime familjare, pasi thuhet se babai i tij, Jorge Messi, po kalon probleme shëndetësore pas një përkeqësimi të gjendjes në javët e fundit.
Po sipas këtyre raportimeve, kapiteni argjentinas po e kalon këtë situatë larg vëmendjes publike, gjë që mund të ketë ndikuar në mënyrën si reagoi emocionalisht në fushë.
Pavarësisht kësaj, Messi e vijoi takimin me një paraqitje të shkëlqyer, duke dëshmuar sërish rëndësinë e tij vendimtare te përfaqësuesja e Argjentinës.
