PE kërkon zbatim urgjent të Marrëveshjes së Ohrit dhe miraton amendamentin për shqipen në provimet shtetërore

Parlamenti Evropian, në seancën e zhvilluar sot, ka votuar edhe amendamentin që lidhet me përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore të Jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut.

Në raport theksohet se autoritetet e Maqedonisë së Veriut duhet ta trajtojnë me urgjencë këtë çështje, ndërsa njëkohësisht kërkohet që protestat e studentëve të mos paraqiten si lëvizje destabilizuese apo si veprime me prapavijë politike.

Të lidhura

None found

“I bëjmë thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut që të zgjidhin sa më shpejt çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore, për të siguruar zbatimin praktik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit si në ligj ashtu edhe në frymë, dhe të mos i paraqesin në mënyrë të pasaktë protestat e studentëve si të motivuara politikisht apo si një faktor destabilizues”, thuhet në amendamentin e miratuar nga PE.

Disa ditë më parë, përfaqësues të grupit të studentëve protestues në Shkup zhvilluan takim me përfaqësues të PE-së, ku shprehën pakënaqësinë e tyre për mosrespektimin e gjuhës shqipe dhe për moslejimin e zhvillimit të provimit të jurisprudencës në shqip.


Shtuar 17.06.2026 21:30

meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetholiganbetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet giriş