Durmishi, pas vendimit të Kushtetueses, paraqet zgjidhjen për emërtimet e reja të rrugëve në Tetovë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka dalë me një reagim pas njoftimeve se Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar emrat në gjuhën shqipe të rrugëve dhe shesheve në Tetovë.

Në sqarimin e publikuar prej tij, Durmishi bën të ditur se për çështjen e emërtimit të rrugëve është ngritur një komision komunal, ndërsa emrat e rinj, sipas tij, do të regjistrohen në Regjistrin Qendror.

Të lidhura

None found

Ai njëherësh ka drejtuar kritika ndaj BDI-së në opozitë, duke e akuzuar për zgjidhje të pjesshme, ndërsa thekson se tani disa çështje do të marrin zgjidhje përfundimtare.

Reagimi i plotë:

Komuna e Tetovës, në krye me Bilall Kasamin, tashmë ka formuar një komision që do ta zgjidh përfundimisht çështjen e emrave të rrugëve në Tetovë. Emrat e ri do të jenë të plotfuqishme, të regjistruara në Regjistrin Qendror, e jo fluskë dhe zgjidhje gjysmake siç i kishim deri tani: shqip për shqiptarët e maqedonisht në përdorim zyrtar.BDI dhe Gjykata Kushtetuese që ajo e votoi e dinë këtë realitet. Prandaj ky “operacion” sot është tentim për ta zbehur një tjetër zgjidhje që ne po e bëjmë, e ata nuk e kishin bërë për 24 vjet.


Shtuar më 17.06.2026 21:43

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcratosroyalbetkahraman haber