Një kabinë e frymëzuar nga viti 1896 sjell në bord atmosferën e eksploruesve të dikurshëm

Një kompani kroçerash po u jep udhëtarëve mundësinë të provojnë diçka ndryshe: të flenë për një natë si eksploruesit e fund-shekullit XIX, në një kabinë të rindërtuar me hollësi historike që i përkasin vitit 1896.

Ky ambient i veçantë është krijuar nga HX Expeditions në anijen e saj MS Fridtjof Nansen, në kuadër të një projekti që përkujton afro 130 vjet nga nisja e udhëtimeve të para eksploruese të kompanisë.

Të lidhura

None found

Brenda kabinës, atmosfera ndryshon menjëherë. Aty gjenden krevate marinari në stil viktorian, një oxhak dekorativ dhe edhe një “bar i fshehur” i vendosur brenda një fuçie druri të rikrijuar. Në vend të pajisjeve moderne dhe rehative bashkëkohore, hapësira është mbushur me objekte detare të kohës, si llamba, zbukurime druri dhe elemente që sjellin në mendje lundrimet e shekullit XIX.

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Gebhard Rainer, thotë se synimi i kësaj nisme është të ringjallë përvojën e hershme të eksplorimit në det.

“Kabina 1896 është krijuar për të nderuar origjinën tonë. Ajo që kanë realizuar ekipet tona e tejkalon çdo pritshmëri. Shpresojmë që mysafirët të ndjejnë si ishte jeta në det 130 vjet më parë.”

Kabina është realizuar me rreth 140 pjesë druri, ku disa prej tyre janë marrë nga një kabinë e vjetër në Gjermani, me qëllim ruajtjen e autenticitetit. Në të ndodhen dy shtretër, një shtrat i vetëm, dollapë prej druri, një tavolinë pune dhe madje edhe një ulëse tualeti në stil të hershëm.

Kompania thekson se kjo nuk synon të jetë thjesht një formë akomodimi, por një lloj “udhëtimi historik”.

“Imagjinoni dritën e llambave me vaj që dridhet mbi muret prej druri, ngrohtësinë e sobës dhe aromën e drurit të përzier me ajrin e kripur të detit. Rreth jush marrin jetë historitë e guximit dhe zbulimeve të epokës së eksplorimeve.”

Për ta përjetuar këtë eksperiencë, çmimi është rreth 87 paund për person në natë, mbi tarifën e zakonshme të kroçerës. Kabina mund të vizitohet gjatë ditës nga të gjithë pasagjerët, ndërsa parashikohen edhe prezantime të mbajtura nga historianë.

Gjysma e të ardhurave i kalon fondacionit të kompanisë, i cili mbështet iniciativa kundër ndotjes nga plastika dhe për mbrojtjen e faunës së rrezikuar.

HX Foundation është i lidhur me misionin më të gjerë të kompanisë për udhëtime në rajone të largëta, përfshirë Arktikun, Antarktikun dhe Ishujt Galapagos.

Sipas kompanisë, kabina “1896” sjell sërish jetën e eksploruesve të fundit të shekullit XIX, para kohës së navigimit satelitor dhe anijeve moderne të stabilizuara. /GazetaExpress/


Shtuar 16.06.2026 00:52

Tags:
meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetholiganbetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet giriş