Përshkallëzohet konflikti SHBA-Iran, sulme të ndërsjella për të dytën ditë radhazi

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë rritur ndjeshëm, pasi të dyja palët kanë shkëmbyer sulme për të dytën ditë radhazi në Lindjen e Mesme, duke vënë në pikëpyetje armëpushimin e brishtë të arritur mes tyre në muajin prill, raporton BBC.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se ka përfunduar një valë sulmesh që i cilësoi si “vetëmbrojtëse”, duke goditur objektiva ushtarake, sisteme vëzhgimi dhe radarë në jug të Iranit.

Të lidhura

None found

Sulmet amerikane erdhën vetëm pak orë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se forcat amerikane do ta godisnin Iranin “fort”, duke akuzuar Teheranin se kishte marrë shumë kohë për të arritur një marrëveshje që do t’i jepte fund konfliktit.

Në kundërpërgjigje, Irani ndërmori një seri sulmesh ndaj aseteve ushtarake amerikane në vende të ndryshme të rajonit.

Bazat ushtarake amerikane në Bahrain dhe Kuwait u vunë nën zjarr për të dytën ditë radhazi.

Ndërkohë, Garda Revulocionare deklaroi se kishte lëshuar raketa balistike ndaj një qendre komanduese amerikane në Jordan.


Shtuar 11.06.2026 07:40

primebahiscasibomjojobetcasibomgrandpashabetMadridbetMadridbetextrabetbetpark girişgrandpashabetcasibomromabetromabetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabet kayıp bonusugrandpashabet kayıp bonusuholiganbetjojobetjojobetJojobet Girişgrandpashabet telegramgrandpashabet girişcasibomCratosroyalbetholiganbetjojobetGrandpashabetGrandpashabetMeritkingcasibomjojobetCasibom Güncel Girişgrandpashabetjojobet girişjojobetgrandpashabetjojobet girişcasibom