Gjykata e Lartë, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm, lidhur me kryebashkiakun Erion Veliaj, duke mbajtur në fuqi “Arrestin në burg”.
Me këtë vendim, Veliaj do të vazhdojë të qëndrojë në qelitë e paraburgimit të Durrësit.
Të lidhura
None found
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025, pas hetimeve të SPAK për një dosje të gjerë korrupsioni.
Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj tij 13 akuza, mes tyre korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe shpërdorim detyre.
Sipas SPAK, Veliaj dyshohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme para dhe pasuri nga kompani që kanë marrë leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia e Tiranës.
Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, është nën hetim për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje të të ardhurave. Gjykata e Lartë vendosi sot të lërë në fuqi masën “arrest me burg”, duke rrëzuar kërkesën e Veliajt për liri ose masë më të butë sigurie.
