Trajneri Rolando Maran, shfaqet për herë të parë në konferencë për shtyp për të komentuar listën e Kombëtares. Tekniku italian ftoi 27 futbollistë në total për miqësoret e qershorit.
Shqipëria do të përballet me Izraelin dhe Luksemburgun. Risi ishin Luis Hasa dhe Pano Qirko.
“Do kisha dashur të ishte pak më e gjatë kjo listë. Kam dëshirë të shoh gjithë lojtarët dhe cilët janë më funksionalë për t’ju përshtatur ndeshjeve. Janë fondamentale për përgatitjen e ekipit dhe në vazhdim. Ka qenë e vështirë, por i jam referuar listës së madhe që ishte krijuar. Kam punuar për të kuptuar më mirë si është gjendja e lojtarëve. Një pjesë prej tyre, nëse janë mirë në kushte fizike dhe si po i shkon dëmtimi. Mund të përmend të dëmtuarit. Strakosha me të cilin kam komunikuar në telefon dhe po vijon rikuperimin aty ku ndodhet. Kemi pasur komunikim dhe jemi takuar me Dajsinanin, Muçin, Manajn dhe Gripshin, që kanë qenë këtu. Na kanë vizituar dhe kanë bërë vlerësimet e duhura në klinikën tonë. Është e rëndësishme të punohet në këtë aspekt për të marrë maksimumin nga këto lojtarë. Do të jenë shumë të rëndësishme.
Gjej rastin për të përshëndetur Edgar Çanin. Gjatë punës sime ka rastisur që lojtarët kanë shënuar rekord golash gjatë sezonit. Kur skuadra ndërton shumë, do të thotë që ndihmon sulmin të shënojë. Nëse shënon, dhe rezultatet janë të favorshme. Kjo gjë mund të ndihmojë Armando Brojën, por edhe lojtarët e tjerë, sulmuesit e tjerë. Në një kombëtare sa më shumë të punohet në grup dhe të merren rezultate nëpërmjet golave. Jam i bindur që me punën në fushë do ndihmojmë skuadrën që të arrijë te goli. Pas golit vijnë edhe rezultatet”.

