Zbardhet ngjarja e rëndë në Ulqin, 46-vjeçari vrau partneren, viktimë mbeti 36-vjeçarja nga Lezha (FOTO)

Ngjarja tragjike e ndodhur në Ulqin ka tronditur opinionin publik në Shqipëri dhe Mal të Zi. Siç raporton korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda, viktima është identifikuar si Dila Ndoj, 36-vjeçe, nga Balldreni i Lezhës, e cila dyshohet se u vra nga bashkëjetuesi i saj, Bashkim Gashi, 46-vjeç nga Kosova.

Sipas hetimeve paraprake, pas krimit ai i vuri flakën banesës ku jetonin në lagjen Kodre të Ulqinit, me dyshimin për të fshehur gjurmët.

Të lidhura

None found

Policia malazeze bëri të ditur se trupi i pajetë i 36-vjeçares u gjet brenda banesës së përfshirë nga flakët, ndërsa autori i dyshuar u arrestua pak më vonë me lëndime të marra nga zjarri. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë nga autoritetet në Mal të Zi.

Lajmi ka tronditur familjarët, të afërmit dhe banorët e zonës së Balldrenit, ku Dila Ndoj jetonte. Mësohet se ceremonia mortore pritet të zhvillohet në vendlindjen e saj, në Balldren të Lezhës, ku familja do të hapë dyert e mortit për të pritur ngushëllimet.

 


Shtuar 28.05.2026 11:54

meritkingjojobetjojobetjojobetjojobetgalabetMadridbetMadridbetcasibomjojobet girişJojobetmeritkinggalabetjojobetjojobetromabet girişholiganbet girişMarsbahis GüncelMarsbahis GirişMarsbahis Güncel GirişJojobetJojobet GirişCasibomRomabet