Një person është gjetur i pajetë pranë rrugës që lidh fshatrat Radostinë dhe Vadhiz të Fierit.
Sipas burimeve policore, viktima rreth 68-vjeç dyshohet të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale, pasi nuk konstatohen shenja dhune në trupin e tij.
Të lidhura
None found
Policia ka shkuar në vendngjarje rreth ores 05:30 të mëngjesit të sotëm pas telefonatës së familjarëve.
Aktualisht, grupi hetimor po mer deklaratat e familjarëve se në cilën orë është larguar nga banesa, historikun shëndetësor dhe nëse ka konflikte me dikë.
