Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas Konferencës së fundit Ndërqeveritare Shqipëri–BE, të mbajtur një ditë më parë në Bruksel, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm në procesin e negociatave të anëtarësimit.
Në një seri reagimesh në “X”, Delegacioni i BE-së thekson se mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian është shënuar një hap domethënës, me përcaktimin e kritereve përmbyllëse për Grupkapitullin 1, i njohur si “Themelorët”.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit, ky grupkapitull përfshin fusha kyçe si funksionimi i institucioneve demokratike dhe reforma në administratën publike, si dhe kriteret ekonomike që lidhen me procesin e integrimit.
“BE-ja dhe Shqipëria arrijnë një moment të rëndësishëm në negociatat e anëtarësimit, me përcaktimin e kritereve përmbyllëse për Grupkapitullin 1: Themeloret. Ky grupkapitull përfshin tema si funksionimi i institucioneve demokratike dhe reforma në administratën publike, si dhe kriteret ekonomike”, thuhet në postimin e parë të delegacionit.

Në një tjetër reagim, delegacioni thotë: “Shqipëria është një hap më pranë Bashkimit Evropian! Në takimin e sotëm të Konferencës së Anëtarësimit, u përcaktuan kriteret përmbyllëse për Grupkapitullin 1! Ky është një hap përpara për Shqipërinë dhe përcakton reformat e objektivat që duhet të përmbushen në fusha si drejtësia, të drejtat themelore, siguria dhe kontrolli financiar.

