Diskutimet mbi Iranin dhe tensionet në Lindjen e Mesme, Trump ndryshon vendin e mbledhjes së kabinetit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ndryshuar në moment të fundit vendin ku do të zhvillohet mbledhja e kabinetit qeveritar. Edhe pse fillimisht ishte njoftuar se takimi do të mbahej në Camp David, rezidenca presidenciale e izoluar në Maryland, u konfirmua se mbledhja do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas autoriteteve amerikane, shkak për ndryshimin e planit janë bërë kushtet e këqija atmosferike, ndërsa zona përreth kryeqytetit amerikan është përfshirë nga reshje të dendura shiu gjatë ditëve të fundit.

Të lidhura

None found

Mbledhja e kabinetit pritet të fokusohet kryesisht te zhvillimet në Iran dhe tensionet në Lindjen e Mesme, në një kohë kur negociatat mes Washingtonit dhe Teheranit nuk po japin rezultatet e pritshme.

Vetëm pak ditë më parë, Trump deklaroi se një marrëveshje me Iranin ishte “shumë pranë”, me synimin për të ulur tensionet në rajon. Por zhvillimet e fundit duket se kanë komplikuar situatën diplomatike.

Të martën, Irani akuzoi SHBA-në për shkelje të armëpushimit, pasi Washingtoni njoftoi për sulme ajrore gjatë natës në jug të Republikës Islamike.

Ndërkohë, bllokimi de facto i Ngushticës së Hormuzit vijon të mbajë të larta çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare.

Ndryshe nga shumë presidentë amerikanë para tij, Trump e përdor rrallë Camp David, vend që historikisht ka shërbyer si qendër për samite dhe negociata të rëndësishme ndërkombëtare.


meritkingjojobetjojobetjojobetjojobetzirvebetMadridbetMadridbetcasibombetandyou girişJojobetmeritkinggalabetjojobetjojobetlunabet girişholiganbet girişMarsbahis GüncelMarsbahis GirişMarsbahis Güncel GirişJojobetJojobet GirişCasibom