Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, ku si pasojë e kësaj ka humbur jetën një person. Një automjet është përplasur me një motomjet dhe si pasojë e kësaj ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit.
Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i aksidentit, ndërsa shoferi i automjetit është arrestuar nga policia. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Të lidhura
None found
