VIDEO/ U përplas për vdekje nga regjisori Petri Bozo, 7-vjeçari përcillet për në banesën e fundit

Ditën e sotme, në familjen Samurri në fshatin Mengël të Elbasanit, janë hapur dyert e mortit. Asnjë fjalë, vetëm koka të ulura e sy të lotuar, përballë dhimbjes së madhe të humbjes tragjike të jetës së një 7-vjeçari.

7-vjeçari që u përplas për vdekje paraditen e së hënës, 25 maj, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, është përcjellë mes lotësh dhe dhimbjes së madhe për në banesën e fundit.

Të lidhura

None found

I vogli u përplas nga automjeti që drejtohej nga regjisori, Petri Bozo, teksa po lëvizte në aksin pranë shkollës së fshatit Mengel.

Fëmija ishte me të ëmën duke shkuar në shkollë, teksa i shpëtoi asaj nga duart duke kaluar rrugën dhe pësoi aksidentin fatal.

Në dëshminë e tij para uniformave blu, Bozo mësohet të ketë thënë se nuk ka qenë me shpejtësi. Megjithatë, sipas dëshmive të banorëve të zonë për mediat, ai ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë.

“Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin P. B., 61 vjeç, ka përplasur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhej në njoftimin e policisë për aksidentin.

 


meritkingjojobetjojobetjojobetjojobetjojobetMadridbetMadridbetcasibom girişjojobet girişJojobetCasibom Girişmeritkinggalabetjojobetcasibomholiganbet girişlunabetholiganbet girişMarsbahis GüncelHoliganbet GirişHoliganbet Güncel GirişMarsbahis GirişMarsbahis Güncel GirişJojobet