Detaje të reja janë zbardhur nga përplasja me armë zjarri këtë të shtune në zonën e njohur të Mikrolimano, në Athinë, ku një shtetas shqiptar u plagos nga policia gjatë një përpjekjeje për t’u arratisur dhe për të qëlluar efektivët.
Burime bëjnë me dije se i plagosuri është identifikuar si Alesio Xhelo, 41-vjeç, nga Fieri, i njohur në Greqi me nofkën “Titi” dhe më parë si Astrit Hasani.
Të lidhura
None found
Ai u transportua menjëherë në spitalin “Attikon” në Athinë, por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Në vendngjarje, policia gjeti tre armë zjarri dhe gjashtë granata që dyshohet se i përkisnin Xhelos.
I njohur ne Greqi si “Titi”, 41-vjeçari rezulton person me precedentë të rëndë penalë. Nuk dihet se si Xhelo ka përfunduar në Greqi, pasi të paktën deri vitin e kaluar ai ndodhej në “Arrest shtëpie” në Fier me mbikëqyrje 24 orë nga FNSH, nën akuzat “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” e mbetur në tentativë.
Burime bëjnë me dije se i plagosuri është identifikuar si Alesio Xhelo, 41 vjeç, nga Fieri, i njohur në Greqi me nofkën “Titi” dhe më parë si Astrit Hasani. Ai u transportua menjëherë në spitalin “Attikon” në Athinë, por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.