Sot zhvillohen zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha i vetmi emër në garë

Këtë të shtunë, demokratët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin që t’i udhëheqë në katër vitet e ardhshme. Këtë vit nuk do të ketë zgjedhje brenda demokratëve, për shkak se në garë është vetëm Sali Berisha, i cili e quan procesin e 23 majit një referendum për kryetarin.

Zgjedhjet sot do të zhvillohen nga ora 08 e mëngjesit deri në 18 të mbrëmjes në të gjitha degët e demokratëve në rrethe. Këtë vit, ndryshe nga proceset e fundit zgjedhore votat do të numërohen në degë dhe jo në selinë qendrore.

Të lidhura

None found

Berisha u bëri thirrje anëtarëve të forcës politike që drejton të marrin pjesë masivisht në procesin e votimit për votëbesimin e kryetarit dhe e cilësoi këtë proces si një nga format më të avancuara të demokracisë së brendshme partiake dhe një dëshmi të funksionimit demokratik brenda PD.

“Ftoj të gjithë anëtarët e PD-së t’i në një akt përgjegjësie, në një akt vlerësimi për qëndresën e tyre dhe për qëndrimet e tyre, të votojnë nesër në liri të plotë”, deklaroi Berisha.

Kujtojmë se gjatë periudhës parazgjedhore, Komisioni i Zgjedhjeve në PD përjashtoi kandidatët si Evi Kokalari, Ervin Salianji, Alesia Balliu, Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj, që kërkuan të hynin në garë përballë Berishës.


meritkingcasibomjojobetjojobetcasibomholiganbetMadridbetMadridbetJojobet GirişcasibomHoliganbet GirişprimebahisOnwin Girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetCasibom Girişhttps://www.hoteltarobafoz.com.br/superbetincasibomcasibomholiganbet girişdirect to wallet crypto swap