Kryeministri Rama: Më 26 maj Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, çelet faza përmbyllëse e negociatave

Këtë të premte, me anë të një postimi në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, reagoi lidhur me procesin e integrimit europian të vendit, duke deklaruar se më 26 maj në Bruksel do të zhvillohet Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, e cila sipas tij “vulos me sukses fazën hyrëse dhe çel fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit”.

“Më 26 maj në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri – BE vulos me sukses fazën hyrëse dhe çel fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit. Sepse ndryshe nga si e përflasin ditë e natë ata që gjithnjë humbasin në fund, Shqipëria Europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi, e cila shkruhet me vizion, punë e përkushtim, hap pas hapi, e në fund gjithnjë fiton”, tha kryeministri Rama.

Të lidhura

None found

Rama kishte edhe një përgjigje për opozitën, e cila herë pas herë ka deklaruar se negociatat janë bllokuar: “U lëshuan rrugëve me molotovë, për ta djegur Shqipërinë në sytë e të huajve. U lëshuan nëpër Europë me thasë balte e llumi, për ta zhgarravitur Shqipërinë në sytë e të huajve. U gënjyen si gjithnjë nga mendja e tyre dhe gënjyen edhe ata gjithnjë e më të paktë, që shkojnë me atë mendje. Humbën përsëri. Dhe Shqipëria përsëri fitoi”.

Gjithashtu, Rama shprehu mirënjohje për institucionet shqiptare, ekipin negociator dhe qytetarët që mbështesin procesin e anëtarësimit në BE, ndërsa përsëriti objektivin e qeverisë për “Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”.

 

 

Postimi:

Thanë negociatat u bllokuan. Thanë Shqipëria u ndëshkua. Thanë Europa u zgjua dhe narkoregjimi u zbulua.

U lëshuan rrugëve me molotovë, për ta djegur Shqipërinë në sytë e të huajve. U lëshuan nëpër Europë me thasë balte e llumi, për ta zhgarravitur Shqipërinë në sytë e të huajve. U gënjyen si gjithnjë nga mendja e tyre dhe gënjyen edhe ata gjithnjë e më të paktë, që shkojnë me atë mendje.

Më 26 maj në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri – BE vulos me sukses fazën hyrëse dhe çel fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit. Sepse ndryshe nga si e përflasin ditë e natë ata që gjithnjë humbasin në fund, Shqipëria Europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi, e cila shkruhet me vizion, punë e përkushtim, hap pas hapi, e në fund gjithnjë fiton🇦🇱💪🇪🇺

Kjo është një tjetër ditë krenarie për Shqipërinë, për skuadrën tonë të madhe, për të gjitha repartet e saj në çdo pjesë të fushës së përgjegjësive publike, për shumicën parlamentare, për qeverinë, për institucionet e pavarura, e sigurisht për ata që i përfaqësojnë ato në tryezën e negociatave për Shqipërinë 2030 në BE🇦🇱🙏🇪🇺

Urime të gjithëve e mbi të gjitha faleminderit çdo shqiptari e shqiptareje, që na beson e na mbështet në rrugën e këtij misioni historik🇦🇱🫶🇪🇺

Forca Shqipëria🇦🇱🦅🇪🇺


jojobetjojobetjojobetcasibomcasibomPokerklasPokerklasJojobet GirişcasibomHoliganbet GirişprimebahisOnwin GirişitemciJojobetCasibom Girişhttps://www.hoteltarobafoz.com.br/