Presidenti amerikan Donald Trump, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë edhe 5 mijë ushtarë shtesë në Polonia.
Lajmi u bë publik përmes Truth Social, ku Trump deklaroi se vendimi vjen pas zgjedhjes së presidentit aktual polak, Karol Nawrocki, të cilin ai tha se e kishte mbështetur personalisht gjatë procesit zgjedhor.
Të lidhura
None found
“Bazuar në zgjedhjen fituese të presidentit aktual të Polonisë, Karol Nawrocki, të cilin pata nderin ta mbështes, dhe në marrëdhënien tonë me të, jam i lumtur të njoftoj se SHBA do të dërgojnë edhe 5 mijë ushtarë shtesë në Poloni”, shkroi Trump.
Njoftimi vjen në një kohë tensionesh të vazhdueshme në Europën Lindore dhe forcimi i pranisë ushtarake amerikane në Poloni, shihet si pjesë e strategjisë së NATO-s për sigurinë rajonale.
