Telefonatë mes Ursula von der Leyen dhe Erdoğan, në fokus marrëdhëniet BE–Turqi dhe tensionet rajonale

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke e bërë të ditur vetë përmes një postimi në platformën “X”.

Von der Leyen e cilësoi Turqinë si një “partner kyç në një rajon që ndodhet në trazira”, ndërsa theksoi se Bashkimi Evropian vlerëson rolin e Ankarasë në mbështetjen e de-përshkallëzimit dhe zgjidhjes diplomatike të konfliktit me Iranin.

Të lidhura

None found

Sipas saj, gjatë bisedës u diskutuan edhe çështje të rëndësishme si situata në Mesdheun Lindor dhe çështja e Qipros, si dhe rëndësia e marrëdhënieve mes BE-së dhe Turqisë.

“Interesat tona përputhen: ruajtja e rrugëve të hapura tregtare, rrjedha e energjisë dhe stabiliteti i zinxhirëve të furnizimit. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë në këto prioritete”, ka shkruar von der Leyen.

Ajo shtoi se BE vlerëson përpjekjet e Turqisë për uljen e tensioneve dhe zgjidhjen diplomatike të konfliktit me Iranin, ndërsa theksoi se Brukseli është i gatshëm të mbështesë procesin nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara në të gjitha fazat.


Shtuar 19.05.2026 21:25

jojobetjojobetjojobetcasibommeritkingStarzbetPokerklasJojobet GirişjojobetHoliganbet GirişborsaOnwin Giriş