Armando Broja është në telashe, pasi kjo verë, mund ta detyrojë që të nisë për të disatën herë kërkimin për një sistemim të ri. Kjo, pasi te klubi i Bërnlit me sa duket nuk shohin të ardhme për sulmuesin shqiptar në radhët e tyre.
Trajneri Majkëll Xhekson, i emëruar për të mbyllur këtë sezon pas shkarkimit te Skot Parker dhe rënies nga kategoria, qartësisht kishte për detyrë në javët e mbetura të aktivizonte futbollistë që i interesojnë më shumë klubit, për t’i vendosur në vitrinë për një shitje të mundshme apo për t’i përgatitur për sezonin e ardhshëm. Dhe Broja nuk është mes tyre.
Të lidhura
None found
Minutat e tij me Xhekson kanë qenë me pikatore dhe në ndeshjen e kaluar ndaj Aston Vilës, ai u la në stol gjatë gjithë takimit. Sot, në sfidën ndaj Arsenalit, tekniku ka bërë të qartë se Broja nuk është pjesë e projektit, pasi as nuk e ka grumbulluar për sfidën në fjalë, duke e lënë spektator në këtë duel.
Kësisoj, për sulmuesin e Kombëtares shqiptare bëhet e qartë se duhet të fillojë të kërkojë një sistemim të ri, pasi vështirë se do të gjejë hapësira në këtë skuadër në sezonin e ardhshëm në Championship.

