Oferta nga La Liga, Jasir Asani zbulon emrin e klubit të njohur që e kërkon në verë: Kam folur edhe në kampionate të tjera

Jasir Asani është në pritje për të mësuar se si do të jetë e ardhmja e tij gjatë verës, në një moment kur gjithçka në Iran është e pasigurt për shkak të luftës. Futbollisti i cili është nën kontratë me Esteglal, ka pranuar se ka oferta të rëndësishme për t’u larguar, por nuk e ka vendosur ende nëse do ta bëjë një gjë të tillë.

Në një intervistë për “Klan Kosovën”, ai ka theksuar se emrat e klubeve në Spanjë janë nga La Liga dhe është mëse i mundshëm një transferim në verë.

Të lidhura

None found

“Kam oferta të them të drejtën. Kam folur edhe në Spanjë, edhe në Zvicër e në vende të tjera si Arabia. Por meqë më kanë pritur aq mirë te Esteglal, ndoshta po mendoj që të mos lëviz. Kam qenë në shumë klube po dashurinë dhe respektin që më kanë dhënë ata…

Duhet të flas me Esteglal se kam edhe një vit kontratë atje dhe të shoh cila do të jetë situata më e mirë për mua, se është e vështirë kur nuk ke stërvitje e ndeshje për një kohë kaq të gjatë. Po flas me presidentin e të shohim.

Oferta në Spanjë? Në La Liga. Të them të drejtën kam pasur edhe më parë të njëjtin ekip, Las Palmas, prapë kam komunikim me ta. Tani po e them që është edhe Getafe, ka kontaktuar me menaxherin. Ekziston mundësia në verë, besoj se po. Por po u qetësua situata në Iran, do e kisha po, menduar dy here, vetëm nga dashuria dhe respekti që më kanë dhënë tifozët atje”, tha Asani.


Shtuar 18.05.2026 17:20

Tags: ,
jojobetjojobetjojobetcasibompokerklas girişmatbet