Policia e Korçës, ka dale më një informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen që alarmoi autoritetet. Fillimisht u dyshua për vendosjen e një eksplozivi në një automjet, por pas verifikimeve nga forcat e xhenios, rezultoi se ishte vendosje një pajise gjurmuese, GPS.
Mësohet se makina është në pronësi të 54-vjeçarit, Gëzim Pasho, me detyrë inspektor në Sektorin e Inspektimit të Pyjeve Korçë.
Të lidhura
None found
Policia thote se grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personit që ka vendosur aparatin GPS.
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 09.00 të datës 17.05.2026, në lagjen nr. 18, Korçë, në rrugën “Petraq Shomo”, në gomën e pasme të automjetit në pronësi të shtetasit Gëzim Pasho, është konstatuar një pako, e cila dyshohej se mund të kishte lëndë eksplozive.
Policia rrethoi zonën për të mbajtur larg perimetrit të rrezikut banorët përreth.
Në vendngjarje shkuan Forcat Xheniere për të vlerësuar situatën dhe për të kryer procedurat e nevojshme.
Nga kontrolli i kryer nga këto shërbime, rezultoi se objekti i vendosur në automjet ishte një aparat GPS dhe jo lëndë plasëse.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personit që ka vendosur aparatin GPS.
