Emiratet e Bashkuara Arabe po ndërtojnë një tubacion të ri nafte, i cili do të dyfishojë sasinë e naftës që eksportohet nga porti i Fujairah deri në vitin 2027. Ky projekt do t’i ndihmojë Emiratet të shmangin kalimin përmes Ngushticës së Hormuzit, një zonë e rrezikshme për transportin e naftës.
Princi i Kurorës së Abu Dhabit, Sheikh Khaled bin Mohammed bin Zayed, ka urdhëruar kompaninë kombëtare të naftës ADNOC të përshpejtojë ndërtimin e tubacionit të ri. Ai pritet të përfundojë vitin e ardhshëm.
Të lidhura
None found
Tubacioni aktual ADCOP ka kapacitet 1.8 milion fuçi në ditë. ADNOC synon të arrijë 5 milion fuçi në ditë deri vitin e ardhshëm, shumë më shpejt se plani fillestar për vitin 2030.
Në maj 2024, kompania raportoi se kishte arritur 4.85 milion fuçi në ditë. Vetëm Emiratet dhe Arabia Saudite kanë tubacione që shmangin Ngushticën e Hormuzit. Vendet e tjera të Gjirit, si Kuvajti, Iraku, Katari dhe Bahreini, varen kryesisht nga rruga detare.
Ndërkohë, Irani ka zgjeruar pretendimet e tij për kontroll mbi Ngushticën e Hormuzit dhe një pjesë të Gjirit të Omanit. Më 4 maj, Garda Revolucionare publikoi një hartë të re që tregon zonën e kontrollit. Ky vendim vjen pas një sulmi me dron ndaj një tankeri të ADNOC dhe bombardimin e zonës së naftës në Fujairah, të cilin Emiratet e quajtën “shantazh ekonomik”.
