Kryeministri Edi Rama, shprehu mirënjohje për mikpritjen në Estoni, duke e cilësuar vendin si një shembull frymëzues për orientimin drejt së ardhmes dhe inovacionit.
Duke folur gjatë konferencës së përbashkët me Kryeministrin e Republikës së Estonisë, Kristen Michal, Rama vlerësoi transformimin dixhital të Estonisë, duke iu referuar edhe “kërcimit të tigrit” si model zhvillimi për epokën e inteligjencës artificiale.
Të lidhura
None found
Kryeministri theksoi gjithashtu marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve, duke nënvizuar se Shqipëria dhe Estonia janë të bashkuara jo vetëm në kuadër të NATO-s, por edhe në mbrojtjen e vlerave demokratike dhe refuzimin ndaj ndikimeve të huaja që synojnë të minojnë demokracinë.
“Dua të shpreh mirënjohjen që më së fundmi më lejohet të vizitoj këtë qytet. Është e vërtetë që ky qytet është i mrekullueshëm edhe falë asaj që është ndërtuar në të shkuarën. Dua t’u them qytetarëve estonezë që kemi një admirim të plotë për ta sepse kanë vendosur të jetojnë në ardhmen. Ju falënderoj edhe për mikpritjen shumë të ngrohtë. Faleminderit që ndatë me mua se si ia dolët me sukses për të bërë atë që jua e quani “kërcimi i tigrit” në ecjen përpara duke iu përgjigjur sfidave të epokës së Inteligjencës Artificiale. Nuk kërkojmë vetëm bashkëpunim, por edhe atë udhërrëfyes estonez.
Jemi mirënjohës që na thatë se jeni gati të prisni njerëzit tanë. Ne duam të sigurohemi që edhe rrugëtimi ynë në 2030 të shtrohet me të njëjtën novacion që e ka bërë Estoninë markë globale. Ne synojmë të ecim përpara me Inteligjencën Artificiale. Estonia dhe Shqipëria janë shumë të bashkuara, jo vetëm nga NATO, por edhe nga një refuzim i palëkundur për të mos lënë fuqitë e huaja të minojnë mënyrën tonë demokratike të jetesës. Ne jemi dy kombe që jetojmë me dëshirën për të kapur të ardhmen, pasi janë mbajtur për një kohë të gjatë në të shkuarën…Faleminderit që vazhdoni të mbështesni Shqipërinë. Presim të kalojmë në fazën tjetër duke përmbyllur negociatat”, tha Rama.
